“Jo te Izeti, por te Ismeti” – Balje ironizon pasi u pa në Shkup, disa metra larg selis së Lëvizjes Demokratike

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është parë sot në një kafene në Çarshinë e Shkupit, vetëm disa hapa larg selisë së Izet Mexhitit, lider i Lëvizjes Demokratike dhe një prej figurave kyçe të koalicionit opozitar shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut. Për të cilin u përfol se ishte personi që i ofroi vendin…

Lajme

30/05/2025 13:07

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është parë sot në një kafene në Çarshinë e Shkupit, vetëm disa hapa larg selisë së Izet Mexhitit, lider i Lëvizjes Demokratike dhe një prej figurave kyçe të koalicionit opozitar shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Për të cilin u përfol se ishte personi që i ofroi vendin e punës si profesoreshë në Shkup në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiut si kryekuvendare.

Pas raportimeve se ndodhet në Shkup, ka reaguar vetë deputetja me ironi përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale.

“Jemi në Shkup ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, thuhet në postimin ku shfaqet me bashkëshortin në një motor.

Ka qenë vet Balje ajo që ka konfirm