Jetë a vdekje

Sulmuesi i Francës, Olivier Giroud ka thënë se skuadra e tij është e “gatshme të vdes” për të siguruar kualifikim për në Kampionatin botëror 2014. Les Blues janë në disavantazh 2:0 pas duelit të parë në Kiev kundër Ukrainës. Mbrojtësi Laurent Koscielny u përjashtua në atë ndeshje duke e bërë edhe më të vështirë detyrën…

Sport

18/11/2013 10:04

Sulmuesi i Francës, Olivier Giroud ka thënë se skuadra e tij është e “gatshme të vdes” për të siguruar kualifikim për në Kampionatin botëror 2014.

Les Blues janë në disavantazh 2:0 pas duelit të parë në Kiev kundër Ukrainës. Mbrojtësi Laurent Koscielny u përjashtua në atë ndeshje duke e bërë edhe më të vështirë detyrën për ekipin e selektorit Didier Deschamps.

Por, Giroud është optimist në rikthim. “Jemi të gatshëm të vdesim në fushën e lojës për të arritur në Brazil. Ne duam t’i tregojnë popullit francezë dhe vetvetes se jemi krenar që e përfaqësojnë Francën. Duam t’i bëjmë atë të ndihen krenar”, deklaroi ai.

“Jam i ofenduar nga paraqitja në ndeshjen e parë. Dua të përmirësohem, edhe për veten time. Njësoj sikurse të gjithë bashkëlojtarët e mi, mendoj. Duam të bëjmë më tepër, ta shkruajmë historinë. Është çështje e krenarisë. Do ta arrijmë, besoj fuqishëm”, përfundoi ai.