Jeta Rafuna emërohet drejtoreshë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për një emërim të ri në Komunën e Prishtinës. Ai ka njoftuar se Jeta Rafuna do të jetë Drejtoreshë e Bujqësisë në kryeqytet. “I uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe mbarësi në rrugëtimin e ri profesional. Jam i bindur që me përkushtimin dhe vizionin…

Lajme

21/04/2026 18:28

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për një emërim të ri në Komunën e Prishtinës.

Ai ka njoftuar se Jeta Rafuna do të jetë Drejtoreshë e Bujqësisë në kryeqytet.

“I uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe mbarësi në rrugëtimin e ri profesional. Jam i bindur që me përkushtimin dhe vizionin e saj do të japë kontribut të çmuar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Të priftë e mbara, Jeta!”, ka shkruar Rama. Lajmi.net/

Postimi i plotë: