Jeta në SHBA po që është e shtrenjtë! Kaq është borxhi i secilit qytetar nga bankat

Mesatarja e borxhit për një amerikan është rreth $90,460.

Fun

24/01/2021 10:52

Standardi i jetës ndryshon nga shteti në shtet, dhe borxhi ndaj bankës si pasojë e kredive është pjesë normale e jetesës amerikane, shkruan lajmi.net.

Kreditë për shkollim, shtëpi, makinë, biznes etj, janë bërë përditshmëri për amerikanët sepse është thuajse e pamundur për shumicën e popullsisë që të kenë një jetë normale pa marrë një borxh nga banka.

Mirëpo ky lloj jetese është mjaft i rrezikshëm, sepse nuk mund të bëni gabime në kthimin e kredisë, apo vonesa.

Disa të dhëna të mbledhura në vitin 2019 na kanë ndihmuar që të ndajmë në kategori sipas gjeneratës, se çfarë sasie të borxhit ndaj bankave kanë qytetarët.

Ndërsa mesatarja e borxhit është rreth $90,460 për secilin qytetar, kjo është lista e borxheve sipas moshave.

Gjenerata Z (18-23 vjeç): $9,593.

Milenialët (24-39 vjeç): $78,396.

Gjenerata X ­(40-55 vjeç): $96,984.

Bumerët (56-74 vjeç): $96,984.

Gjenerata e qetë (mbi 75 vjeç): $40,925. /Lajmi.net/