Jeta e ‘Rebelit Amerikan’ Johnny Cash, së shpejti do të shfaqet në dokumentar

Fansat e Johnny Cash së shpejti do të jenë në gjendje të dinë më shumë për jetën e këngëtarit të tyre të preferuar.

ShowBiz

21/08/2015 14:31

CMT ka deklaruar, se së shpejti do të publikojë dokumentarin rreth jetës së këngëtarit, duke përfshirë biseda me miqtë e tij, familjarët, klipe nga koncerti dhe nga jeta e tij.

CMT ka theksuar se dokumentari kryesisht do të flasë për jetën e këngëtarit, duke u kapur edhe nga perspektiva unike e këngëve të tij si, “Folsom Prison Blues,” “Ring of Fire” dhe “Hurt.”

Në dokumentar pritet të shfaqen për herë të parë djali dhe vajza e Johnny Cash-it. Poashtu, në dokumentar pritet që të flasin edhe këngëtarë të ndryshëm që janë frymëzuar nga Johnny Cash. /Gazeta Blic