Jesy Nelson ndahet nga i dashuri pas nëntë muajsh lidhje

Jessi Nelson i ka ndarë rrugët me Sean Sagar.

ShowBiz

22/01/2021 23:01

Jesy Nelson thuhet se është ndarë nga i dashuri i saj Sean Sagar pas nëntë muajsh lidhje pasi çifti kanë vendosur të bëjnë një pazë nga njëri-tjetri, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ish-këngëtarja e Little Mix, 29 vjeçe, dhe aktori i “Our Girl”, 30 vjeç, kohët e fundit fshinë të gjitha gjurmët e njëri-tjetrit nga rrjetet e tyre sociale.

Sean u pa teksa pëlqente një varg fotografish joshëse në internet, përfshirë yllin e “Too Hot To Handle”, Nicole O’Brien dhe modelen Yasmeen Falck.

Një burim i tha The Sun: ‘Jesy dhe Sean kanë vendosur të bëjnë ca kohë larg njëri-tjetrit. Është një turp aq i madh sa ata bënë një çift të bukur por kohët e fundit gjërat nuk kanë qenë në rregull mes tyre”.

“Jesy sapo u largua nga Little Mix dhe po punon shumë për veten tani, ajo duhet ta vendosë veten në radhë të parë”, shton ai.

“Mbyllja e ka bërë edhe shumë më të vështirë, kështu që tani Jesy dhe Sean po kalojnë kohë larg njëri-tjetrit”, deklaroi burimi.

Jesy dhe Sean filluan të takoheshin për herë të parë prillin e kaluar dhe e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre në fillim, pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri Chris Hughes.

Dyshja kishin disa fotografi të ëmbla në rrjete sociale, të cilat e dokumentonin marrëdhënien e tyre.

Por, thashethemet për ndarje u rritën kur gjurmët e romancës së tyre u zhdukën nga rrjetet sociale. /Lajmi.net/