Jesus: Është momenti më i mirë i sezonit, tani vendoset nëse fitojmë tituj ose jo
Gabriel Jesus ka premtuar se skuadra e Manchester City do të luftojë deri në fund për secilin trofe të mundshëm këtë sezon.
Sport
Sulmuesi brazilian konsideron se kjo pjesë e sezonit është më e rëndësishmja, pasi tani vendoset nëse skuadrat fitojnë titujt ose jo.
Përkundër se e di se është e vështirë të fitohen gjithë këta tituj, Jesus beson se skuadra mund t’ia dalë.
“Ne do të luftojmë deri kur Premier League të mbarojë. Ne do të provojmë si gjithmonë. Është Premier League dhe s’mund të mendosh për ndeshjet e kaluara. Duhet të mendosh për ndeshjen e radhës dhe të luash sikur në finale, merr tri pikë dhe vazhdon”, ka thënë Jesus, transmeton lajmi.net.
“Nuk është aq e lehtë (të mbrosh titullin në PL). E dimë se nëse fitojmë të gjitha ndeshjet tona, atëherë fitojmë Premier League. Është e vështirë. Liverpool duhet të fitojnë po ashtu të gjitha ndeshjet dhe kjo është arsyeja pse PL është një nga ligat më të forta në botë”, shtoi braziliani.
“Momenti më i mirë i sezonit është tani. Ndeshjet vendosin nëse ne fitojmë trofetë. Kjo është çfarë lojtarët duan; të luajnë dhe të ndihmojnë. Ne kemi një skuadër të shkëlqyer ku secili dëshiron të luajë. Kjo është mënyra më e mirë për ne që të dalim në fushë dhe të provojmë të fitojmë”, ishin fjalët e sulmuesit të Man City.
Gabriel Jesus luajti dje nga minuta e parë në derbin kundër Liverpool, ku edhe arriti të gjente golin. /Lajmi.net/