Jese: Mbappe e do transferimin te Real Madridi

Ish sulmuesi i PSG-së, Jese Rodriguez ka konfirmuar se sulmuesi Kylian Mbappe dëshiron rinovimin e kontratës.

Sport

04/02/2021 14:01

Francezit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2022 dhe është i lidhur me largimin qysh në verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Jese ka zbuluar se Mbappe dëshiron kalimin te “Los Blancos” dhe beson se një ditë ky transferim do ndodh.

“Mbappe do donte të transferohej te Real Madridi, idoli i tij gjithmonë ka qenë Cristiano”.

“Ai e do Real Madridin dhe jam i sigurt se një ditë do luajë aty”, tha ai.

Ndërkohë, Jese Rodriguez në muajin e kaluar iu bashkua Las Palmas./Lajmi.net/