Jep dorëheqje shefi i Shërbimit Ushtarak gjerman të Kundërzbulimit

Shërbimi Ushtarak gjerman i Kundërzbulimit (MAD) do të ketë një udhëheqje të re, sipas disa burimeve.

Bota

24/09/2020 20:41

Presidenti aktual i agjencisë së sigurimit, Christof Gramm, do të largohet nga posti, të cilin e ka mbajtur që nga viti 2015.

“Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer vendosi, me pëlqimin e tij, ta lirojë Christof Gramm-in nga roli i tij, në muajin e ardhshëm”, tha një zëdhënës i Ministrisë.

“Pasardhësi i tij do të vendoset së shpejti,” shtoi zëdhënësi.

Masa ka për qëllim përparimin e procesit të reformës në agjenci dhe në ushtrinë gjermane, pas një serie skandalesh që përfshijnë ekstremistët e djathtë.

MAD ka një rol të spikatur në luftën kundër ekstremizmit të djathtë në ushtrinë gjermane.