Jennifer Lopez tregon sekretin e lumturisë

Jennifer e ka treguar sekretin e lumturisë së saj.

ShowBiz

18/09/2019 16:44

Jennifer foli haptazi për gjithë gjërat që ka mësuar që prej filmit të saj të parë 25 vite më parë, të titulluar “Selena”.

Ajo tha se “rrugëtimi drejt të qenit e përmbushur me veten” ishte mësimi më i vyer në jetë dhe e bëri të zbuloi kuptimin e lumturisë.“Kam menduar gjithmonë se do të gjej lumturinë dhe dashurinë dhe një partner do të m’i falte të dyja. Pastaj kuptova që nuk funksionon ashtu,” tha Lopez. “Duhet të jesh e lumtur vetëm, me veten. Nëse nuk vlerëson veten, nëse nuk ia di meritat, nuk mund të jesh e lumtur.” Mos e konsumoni veten me çfarë mendojnë të tjerët, mos prisni t’ju japë dikush vlerësimin që kërkoni. Krijojeni vetë, ndihuni vetë pozitivë për veten, ndihuni të përmbushur, shpjegoi J.Lo.

“Jam e lumtur. Jetoj mirë. Jam njeri i mirë. Kam shokë e shoqe që mund t’i telefonoj që tani, të shkojmë diku dhe të bëjmë ç’të duam… Jam e shëndetshme. Kam fëmijë të mrekullueshëm,” tha Lopez. “Këto janë gjërat më me rëndësi.”

Jennifer rikthehet në ekranin e madh me “Hustlers,” një film ku shërbeu edhe si producente. Së fundi, ajo përfundoi turneun botëror “It’s My Party” për hir të ditëlindjes së saj të 50.