Jennifer Lopez për Ben Affleck: Jam 100% gati të martohem sërish

Diva e muzikës Pop, Jennifer Lopez thotë se është gati për martesë me Ben Affleck.

ShowBiz

27/11/2021 23:07

Çifti që rrëmbyen vëmendjen e mediave pas ribashkimit, kanë kaluar thuajse gjithë verën bashkë dhe siç duket janë gati të hedhin hapin e radhës në lidhjen e tyre. Pas thashethemeve, ylli i skenës së fundmi zbuloi se nuk është kundër mundësisë së një martese tjetër.

Gjate një interviste, në lidhje me martesën ajo është shprehur: 100%. Unë jam romantike. Unë kam qenë gjithmonë. Unë jam martuar disa herë. Unë ende besoj në lumturinë përgjithmonë, me siguri.

Jennifer Lopez ka qenë e martuar tri herë. E para me aktorin Ojani Noa në 1997, e dyta me Cris Judd në 2001 dhe e treta me Marc Anthony në 2004, me të cilin pati dy fëmijë, binjakët Maximillian dhe Emme.

Pak ditë më parë këngëtarja dhe aktorja postoi një video në Instagram ku tregon se sa mirënjohëse është për jetën e saj, me rastin e Ditës së Falenderimeve. Ajo tha gjithashtu se do të kthehej në shtëpi për festën dhe kjo ka qenë arsyeja e zërave se çifti kanë dashur të festojnë së bashku.