Jennifer Lopez hesht kritikat për moshën e të dashurit

Këngëtarja Jennifer Lopez duket tejet e lumtur përkrah të dashurit të saj, Casper Smart pasi janë parë mjaftë të lumtur gjatë ditëve të fundit.

ShowBiz

20/03/2014 12:47

Jennifer Lopez i ka plotë 44 vjet teksa Casper Smart është vetëm 27 vjeçar, që do të thotë se diferenca ndërmjet këtyre dyve është 17 vjet, gjë kjo që është kritikuar mjaftë shumë nga fansat dhe nga mediat.

Sidoqoftë, këngëtarja i ka heshtur shumë mirë kritikat pasi është dukur shumë rehatshëm dhe e dashur në krahët e të dashurit të saj, me të cilin është në lidhje qe tre vite.

Anëtarja e American Idol është shfaqur me rroba mjaftë sportive që kishin ngjyrë të kuqe, teksa çifti ishte duke shkuar në Osteria Mozza në Melrose Avenue, vend ky ku servohen ushqime italiane në Los Angeles.