Jemez: Unë te Reali? Është e pasjellshme
Trajneri i Rayo Vallecanos, Paco Jemez ka thënë se zërat për një transferim të tij te Reali nuk janë të sjellshme pasi Los Blancos tashmë kanë një trajner.

Sport
Paco Jemez ka thënë se nuk është gjë e mirë të flitet një kali mi tij te Reali, teksa Los Blancos kanë një trajner.
“Unë mendoj se spekulimet për transferimin tim te Reali janë mungesë respekti”, tha Jemez në konferencë për shtyp.
“Ata kanë trajner me një kontratë e cila duhet të respektohet. Kur Reali do të merr ndonjë vendim, atëherë do të jetë momenti për të shikuar ndonjë mundësi”, përfundoi Jemez.