Jemen, afër një milion njerëz të infektuar nga kolera

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njofton se në mbarë vendin nga 27 prilli janë infektuar 962.536 persona, ndërsa si pasojë e epidemisë së kolerës kanë vdekur 2219 persona

Bota

29/11/2017 09:48

Të paktën 960 mijë persona janë infektuar nga kolera në Jemen, raporton, Anadolu Agency (AA).

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njofton se në mbarë vendin nga 27 prilli janë infektuar 962.536 persona, ndërsa si pasojë e epidemisë së kolerës kanë vdekur 2219 persona.