Jay Z planifikon të bëjë skuadrën më të fortë të futbollit

Jay Z paska ambicie të mëdha edhe jashtë muzikës.

ShowBiz

21/11/2019 22:55

Mund të thuani çfarëdo për reperin Jay Z, por asnjëherë ta akuzoni për mungesë ambicie, shkruan Goal.com, transmeton lajmi.net.

Tani, legjenda e repit po kërkon që prezenca e tij të ndjehet edhe në botën e sportit dhe tashmë ka bërë një fillim mjaft të mirë.

Presidenti i “Roc Nation Sports International”,Yormark tha se kryeson një ekip me 25 punonjës, ndërsa thotë se ky numër do të zgjerohet, madje ka qëllim që muajt e ardhshëm ta bëjë “Roc Nation Sports” të parën në gjithë botën.

Kompania e Jay Z është themeluar më 2013, por rritja e saj po shihet në mënyrë befasuese.

Yormark thotë se ne nuk mundemi të kemi një listë me 150 futbollistë, pasi e tillë nuk mund të funksionojë.

“Ne jemi një markë aspiruese, por ndonjëherë më pak është më shumë”, shtoi ai.

Ai thotë se ka një ndërlidhje mes muzikës dhe sportit, “Kur lojtarët nënshkruajnë për ne, një nga gjërat e para që pyesin është se: a mund ta takoj Jay Z?”. /Lajmi.net/