Javën e ardhshme do të riatdhesohen edhe 700 kosovarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatdhesimin e rreth 3 mijë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ndërsa javën e ardhshme pritet riatdhesimi edhe 700 qytetarëve të tjerë.

Lajme

31/05/2020 14:24

Kështu ka bërë të ditur zëdhënëses i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook.

Ai po ashtu ka njoftuar se  në fund të javës së ardhshme, do të mbesin vetëm edhe rreth 400 kërkesa të tjera emergjente aktive, të cilat me ritmin aktual do të mund të realizohen të gjitha deri në mes të muajit qershor.

Postimi i plotë:

Ministria e Punëvë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatëdhesimin e rreth 3000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, MPJD vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatëdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë. Personat e riatëdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Në fund të javës së ardhshme, do të mbesin vetëm edhe rreth 400 kërkesa të tjera emergjente aktive, të cilat me ritmin aktual do të mund të realizohen të gjitha deri në mes të muajit qershor.

Si rezultat i angazhimit maksimal të Qendrës Operative të MPJD-së, misioneve tona diplomatike dhe institucioneve të tjera përkatesë të Qeverisë, ky proces i vështirë për të gjithë do të përmbyllet së shpejti.

Kreshnik Ahmeti – MPJD /Lajmi.net/