Java e fundit si emisar, Lajçak thotë se është i përqendruar në raportimet përfundimtare dhe dorëzimin e detyrës
Në javën e fundit si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaron së ditët në vijim do të përqendrohet në përgatitjen e raportimeve finale dhe procedurat e dorëzimit të detyrës. Javën që shkoi ai qëndroi në Davos të Zvicrës me rastin e Forumit Ekonomik Botëror. Për agjendën e tij atje, Lajçak…
Lajme
Në javën e fundit si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaron së ditët në vijim do të përqendrohet në përgatitjen e raportimeve finale dhe procedurat e dorëzimit të detyrës.
Javën që shkoi ai qëndroi në Davos të Zvicrës me rastin e Forumit Ekonomik Botëror.
Për agjendën e tij atje, Lajçak ka shkruar në facebook:
“Këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos pata mundësinë të angazhohem me liderë, kolegë dhe miq për disa nga çështjet më urgjente të kohës sonë, përfshirë stabilitetin gjeopolitik dhe zhvillimin ekonomik. Pas një jave diskutimesh stimuluese, është e qartë se dialogu është më i rëndësishëm se kurrë në botën e sotme.
Po ashtu, pata takime me liderë nga Ballkani dhe mora pjesë në Dialogun Tradicional të Diplomacisë për rajonin. Në ndërhyrjen time, theksova se BE-ja është serioze për zgjerimin e Unionit, por kjo nuk do të ndodhë automatikisht, dhe u bëra thirrje rajonit të mbajë kursin.
Ndërsa filloj javën time të fundit të gati pesë vjetëve në rolin tim aktual, ditët që vijnë do të përqendrohen në përgatitjen e raportimeve finale dhe procedurat e dorëzimit të detyrës”.