Java e ardhshme me mot të nxehtë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të nxehtë në pjesën më të madhe të javës së ardhshme, me temperatura ditore që do të arrijnë deri në 29 gradë.

Lajme
Vende-vende, nga e marta deri të premten, periudha të caktuara të ditës do të jenë me vranësira të dendura me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Dita e hënë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 10C -13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25C deri 28C celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Nga dita e marte deri të premten vendi ynë do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat do të jenë të qëndrueshme. Temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta, nga 26C deri 29C celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje nën vlerat e normales. Do të ketë vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen edhe me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Rigat e shiut vende-vende do të jenë të intensitetit më të lartë, kryesisht në veriperëndim të vendit. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Fundjava do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe me ulje të lehta të vlerave të temperaturave minimale dhe maksimale. Ato do të lëvizin nga 8C -10C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 22C -24C celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare. /KosovaPress/