Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralmajor Ferdinant Dimo. Sipas njoftimit të FSK-së, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve ushtarake, me theks të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe…

Lajme

24/11/2026 10:32

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve ushtarake, me theks të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

“Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se të dy komandantët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve.

Sipas FSK-së, bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak mbetet një dimension i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe institucional të të dy forcave. /Lajmi.net/