Japonia ndihmon mjekësinë kosovare

Në ambasadën japoneze në Prishtinë sot janë nënshkruar katër kontrata me përfaqësusit e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare të Junikut, Rahovecit, Vitisë si dhe Qendrës Klinike Universitare e Nefrologjisë dhe Hemodializës në Kosovë.

Lajme

10/03/2016 13:46

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në prani të Sekretarit të Dytë të Ambasadës së Japonisë në Austri, Mitsunori Ogasaeara, njofton Klan Kosova.

Përmes këtyre ujdive Qeveria japoneze do t`i përkrah komunat në fjalë me mjete në vlerë prej 260,116 Euro në fushën e shëndetësisë.

Këto projekte kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës të mbarë popullatës, njofton Klan Kosova.

Kjo nuk është hera e parë që japonezët ndihmojnë Kosovën, pasiqë Tokio zyrtare ka ndihmuar edhe më parë vendin në fusha të ndryshme.