Japonezët zbulojnë alarmin më torturues në botë

Një alarm që iu zgjon duke ushtruar presion në shpinë premton të zgjojë nga gjumi edhe personat që bëjnë gjumë të rëndë.

Auto & Tek

02/06/2019 18:20

Sistemi prej gati 700 eurosh ju largon nga dremitja, duke e fryrë në mënyrë efektive airbeg-un nën trupin tuaj, transmeton lajmi.net.

Pajisja përbëhet nga një qese, pompë ajri dhe një orë me zile. Mjeti është një dyshek me ajër i madhësisë së jastëkut që vendoset nën çarçafin e shtratit.

Pas pak çastesh veprimi, pajisja stopon.

Por sekonda më vonë, alarmi automatikisht fillon të bëjë presion në shpinë, në një përpjekje për ta mbajtur personin të zgjuar.

Ndiqini pamjet e mëposhtme për ta kuptuar funksionin e pajisjes. /Lajmi.net/