Japin dorëheqje menaxherët e kontratës 12 milionëshe të “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, reagon asambleisti i VV-së

Menaxherët e kontratës 12 milionëshe të Komunës së Prishtinës “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, kanë dhënë dorëheqje. Në një njoftim ata kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga menaxhmenti i kësaj kontrate. Menaxherët e kontratës së majme nuk kanë dhënë detaje të tjera dhe arsyet e dorëheqjes. “Ju njoftojmë se me datë 04.06.2024,…

Lajme

17/07/2024 14:41

Menaxherët e kontratës 12 milionëshe të Komunës së Prishtinës “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, kanë dhënë dorëheqje.

Në një njoftim ata kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme nga menaxhmenti i kësaj kontrate. Menaxherët e kontratës së majme nuk kanë dhënë detaje të tjera dhe arsyet e dorëheqjes.

“Ju njoftojmë se me datë 04.06.2024, si ekip menaxhues i SHAK, kemi dhënë dorëheqje të parevokueshme nga menaxhimi i kësaj kontrate. Andaj për çdo informatë ju rekomandojmë t’i drejtoheni zyres se prokurimit për caktim të ekipit tjetër për menaxhim të kontratës apo çfarëdo informate tjetër rreth operatorit ekonomik“, thuhet aty.

Ndërsa për këtë njoftim, ka reaguar shefi asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla.

Ai tha se për këtë kontratë e dinë vetëm kryetari Përparim Rama dhe menaxherët e  “vizatimeve të bukura”.

“Të gjithë menaxherët e kontratës “Shërbimi i Arkitetkit të Kryeqytetit”, – kontrata 12 milionëshe e vizatimeve të bukura – kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre. Arsyet i dinë ata, i dinë edhe Përparim Rama, e do të duhej t’i dinte edhe Prokuroria e Shtetit.” /Lajmi.net/