Januzaj, numër 7

Adnan Januzaj ka shkëlqyer në sezonin debutues me ekipin e parë të Manchester Unitedit. Ylli kosovar ka depërtuar në ekipin e menaxherit David Moyes dhe menjëherë ka shfaqur talentin e tij duke mahnitur të gjithë dhe zgjuar vëmendje të madhe në Premierligë, dhe jashtë saj. Edhe pse është ende vetëm 19-vjeç, televizioni Eurosport e ka…

Sport

09/04/2014 14:51

Adnan Januzaj ka shkëlqyer në sezonin debutues me ekipin e parë të Manchester Unitedit.

Ylli kosovar ka depërtuar në ekipin e menaxherit David Moyes dhe menjëherë ka shfaqur talentin e tij duke mahnitur të gjithë dhe zgjuar vëmendje të madhe në Premierligë, dhe jashtë saj.

Edhe pse është ende vetëm 19-vjeç, televizioni Eurosport e ka paraqitur atë si trashëgimtar të fanellës së famshme me numrin 7 në Manchester United, të bartur më parë nga yje si George Best, Eric Cantona, David Beckham e Cristiano Ronaldo.

Legjendat e Unitedit me numrin 7

Duke u bazuar në talentin e tij dhe bindjen për një të ardhme të ndritur dhe karrierë të bujshme.

Shumëkush mund të mendoj se krejt kjo mund të shtojë presionin mbi Januzajn. Mirëpo, ai vazhdimisht ka treguar se reziston mjaft mirë dhe kundërpërgjigjet në fushë, me paraqitjet e tij.