Januzaj mund të shkëmbehet me Kroos

Adnan Januzaj mund të largohet nga Manchester Unitedi gjatë verës. Ylli kosovar po kërkohet nga Bayern Munichu, e në anën tjetër, trajneri Pep Guardiola është i brengosur me largimin e Toni Kroos, i cili mund të transferohet pikërisht tek ‘Djajtë e Kuq’. Për këtë, sipas mediave të huaja, trajneri spanjoll e ka ndërmend ta shkëmbejë…

Sport

08/04/2014 09:30

Adnan Januzaj mund të largohet nga Manchester Unitedi gjatë verës. Ylli kosovar po kërkohet nga Bayern Munichu, e në anën tjetër, trajneri Pep Guardiola është i brengosur me largimin e Toni Kroos, i cili mund të transferohet pikërisht tek ‘Djajtë e Kuq’.

Për këtë, sipas mediave të huaja, trajneri spanjoll e ka ndërmend ta shkëmbejë Kroosin me Januzajn, në rast se pranon klubi nga Old Traffordi.

Tabloidi britanik, Bild shkruan se ky shkëmbim mund të bëhet gjatë verës dhe të dyja palët do të ishin të kënaqura me këtë rast.

Nëse vendos të transferohet në Allianz Arena, 19 vjeçari do t’i bashkohej bashkëkombësit të tij Xherdan Shaqiri.