Januzaj, kënaqësi për sy
Ish ylli i Belgjikës, Franky van der Elst gëzohet që Adnan Januzaj ka vendosur të luajë për Belgjikën, dhe mezi pret ta sheh atë në Kampionatin botëror në Brazil. Ai thotë se loja e mesfushorit është kënaqësi për sy.

Sport
Ish ylli i Belgjikës, Franky Van der Elst është shumë i lumtur që do të sheh mesfushorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, në Kampionatin botëror në Brazil.
Elst gëzohet që Januzaj ka vendosur të përfaqësojë Belgjikën para Shqipërisë, Kosovës, Anglisë dhe Turqisë.
“Januzaj është futbollist i bukur për ta shikuar, kënaqem me të”, deklaroi ai.
“Në lëvizjet e tij, e shoh veten dhe Robby Rensenbrink. Edhe nëse rrëzohet, prapë duket bukur”, u shpreh ai.
Januzaj, 19-vjeç është përfshirë në listën përfundimtare të selektorit Marc Wilmots për Kampionatin botëror në Brazil.
Belgjika do të luajë në Grupin H me Algjerinë, Rusinë dhe Republikën e Koresë.