Januzaj është Special

Pas menaxherit të Manchester Unitedit, David Moyes, edhe mesfushori Tom Cleverley ka lavdëruar Adnan Januzajn pas golit të yllit kosovar në fitoren 3:1 ndaj West Ham Unitedit në Old Trafford. 18-vjeçari bëri një tjetër paraqitje fantastike duke qenë një prej futbollistëve më të dalluar për kampionin në fuqi. Dhe, derisa Moyes e lavdëroi atë duke…

Sport

21/12/2013 22:42

Pas menaxherit të Manchester Unitedit, David Moyes, edhe mesfushori Tom Cleverley ka lavdëruar Adnan Januzajn pas golit të yllit kosovar në fitoren 3:1 ndaj West Ham Unitedit në Old Trafford.

18-vjeçari bëri një tjetër paraqitje fantastike duke qenë një prej futbollistëve më të dalluar për kampionin në fuqi.

Dhe, derisa Moyes e lavdëroi atë duke e quajtur “talent i vërtetë” edhe Cleverley ka vetëm fjalë të mira për kosovarin.

Januzaj dhe Cleverley

“Adnani ka potencial special dhe tifozët e duan. Ai është përshtatur mirë, shumë shpejt. Ka qëndrim të duhur dhe një të ardhme premtuese përpara vetes”, deklaroi Cleverley për uebfaqen zyrtare të Unitedit.

“Ekipi nuk dëshiron ta vë nën presion të tepruar ose të ngarkojmë shumë, por ai ka potencial fantastik, një kokë të mençur, dhe kjo është një përzierje e mirë”, u shpreh ai.