Januzaj: Do luaj kudo për Van Gaalin

Anësori i Manchester United, Adnan Januzaj ka thënë se është në gjendje të luaj në secilën pozitë ku i thotë trajneri i tij, Van Gaal.

Sport

08/03/2015 18:10

Adnan Januzaj ka thënë se është i gatshëm të luajë në pozita të ndryshme nën urdhërat e trajnerit të tij, Van Gaal.

“Unë tentoj gjithmonë të bëj që gjërat të ndodhin”, tha Januzaj për faqen zyrtare të skuadrës së tij.

“Në takimin kundër Cambridges unë kam luajtur si mesfushor i majtë. Ndihem mjaft mirë atje gjithashtu. Mendoj se mund të luaj atje pa asnjë problem”.

“Pozita ime e preferuar është si anësor apo si numri 10. Sidoqoftë, këtu ka shumë lojtarë dhe unë mund të luaj në shumë pozita – Duhet të marrë secilën mundësi që më jipet”, përfundoi Januzaj.