Januzaj asistues, Man Utd shkatërrues

Adnan Januzaj bëri një tjetër paraqitje në formacionin bazë të Manchester Unitedit në duelin në udhëtim te Fulham në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierligë. Dhe, njësoj si në herët tjera kur luajti nga minuta e parë, ylli kosovar sërish la gjurmë në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-1. United e nisi…

Sport

02/11/2013 17:53

Adnan Januzaj bëri një tjetër paraqitje në formacionin bazë të Manchester Unitedit në duelin në udhëtim te Fulham në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierligë.

Dhe, njësoj si në herët tjera kur luajti nga minuta e parë, ylli kosovar sërish la gjurmë në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 3-1.

United e nisi ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi herët në minutën e nëntë me golin nga mesfushori Luis Antonio Valencia, pas një asistimi të bukur nga Wayne Rooney.

Kurse, pas 20 minutash lojë, Januzaj vodhi një top në krahun e majtë dhe shërbeu për sulmuesin Robin van Persie i cili u gjend i vetëm përball portierit kundërshtar dhe realizoi për 2-0. Vetëm dy minuta më vonë, golashënues ishte Rooney kurse asistues Van Persie.

Me epërsinë prej 3-0, skuadrat shkuan në pushim kurse në pjesëlojën e dytë, United e ruajti avantazhin e konsiderueshëm, edhe pse vendasit arritën të shënojnë golin e ngushëllimit nëpërmjet Alex Kacaniklicit në minutën e 65-të.

Januzaj luajti gjithë ndeshjen dhe sërish arsyetoi besimin e menaxherit David Moyes. Te Fulham, komplet takimin e zhvilloi mesfushori shqiptar Pajtim Kasami i cili po ashtu ishte mjaft aktiv tek skuadra e tij.

Rezultatet:

Fulham – Man Utd 1:3

Hull City – Sunderland 1:0

Man City – Norwich 7:0

Stoke – Southampton 1:1

WBA – Crystal Palace 2:0

West Ham – Aston Villa 0:0