“Janë diskutuar këto gjëra” – Osmani flet për ofertën e postit të Ministres së Arsimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se gjatë diskutimeve politike i është ofruar një post ministror, por ajo nuk e ka pranuar. Gjatë intervistës për Syri me gazetarin Çim Peka, Osmani u pyet nëse i është ofruar pozita e ministres së Arsimit. Ajo u përgjigj: “Janë diskutuar këto gjëra, por kam thënë se nuk…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se gjatë diskutimeve politike i është ofruar një post ministror, por ajo nuk e ka pranuar.
Gjatë intervistës për Syri me gazetarin Çim Peka, Osmani u pyet nëse i është ofruar pozita e ministres së Arsimit. Ajo u përgjigj:
“Janë diskutuar këto gjëra, por kam thënë se nuk është çështje pozitash. Nuk është që më duhej një pozitë domosdo”.
Presidentja po ashtu tregoi se gjatë kohës kur u konsiderua si kandidate për President, nuk ka marrë përkrahje nga Kryeministri Albin Kurti:
“Më thanë ‘ejani futuni si kandidate formalisht si kundërkandidate e Glauk Konjufcës, dhe të shohim si po rrjedh’. Kur i pyeta pse do të isha unë kundër Glauk Konjufcës dhe a do të kisha përkrahjen tuaj, kjo përkrahje nuk m’u dha”.
Osmani theksoi se pozitat nuk janë prioritet për të dhe se vendimet e saj politike bazohen në interes të shtetit dhe jo në ambicie personale. /Lajmi.net/