James rikthehet në ‘radarin’ e Atleticos

Atletico Madrid nuk e ka harruar James Rodriguez, sidomos tani që Carlo Ancelotti është rikthyer te Real Madrid.

Sport

02/06/2021 16:42

Trajneri i “Los Rijoblancos” e kërkon që dy vite kolumbianin dhe mesa duket do provojë ta transferojë në javët në vijim, transmeton lajmi.net.

Kolumbiani dëshiron të largohet nga Angli, ngase nuk arriti ta menaxhojë jetën në Liverpool dhe thuhet se pëlqen rikthimin në Spanjë.

Me Real Madridin që ia ka mbyllur dyert, “Los Rijoblancos” do provojnë ta bindin për kalimin në “Wanda Metripolitano”.

Mesfushorit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe transferimi mund të kompletohet për 20 milionë euro./Lajmi.net/