James për të ardhmen: Do luaj aty ku më dëshirojnë vërtet

James Rodriguez ka folur për të ardhmen e tij.

Sport

31/07/2021 15:52

James Rodriguez ka folur për të ardhmen e tij në platformën Twitch, transmeton lajmi.net.

James nuk u paraqit në Copa America me Kolumbinë shkaku i lëndimit dhe pas largimit të Carlo Ancelottit nga Evertoni, gjastat për largimin e tij nga “Goodison Park” janë rritur.

Milani po shihet si favorit për firmën e tij, por vet kolumbiani nuk e ka përcaktuar të ardhmen e tij.

“Shumë njerëz më pyesin ku do luaj sezonin e ardhshëm, nuk e di! Është një pyetje e kompikuar”, tha ai.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë, unë po stërvitem mirë, po përgatitem intensivisht dhe po mendoj vetëm për tu rikthyer në formë”, shtoi ai.

“Duhet të mendoj për të tashmen, pastaj do të shkoj aty ku më duan vërtetë”, tha James.

“Kam luajtur në kampionatet më të mëdha në Evropë dhe më mungon vetëm Italia, do të ishte një opsion i mirë por nuk e di sa do ishte real. Real Madridi? Jo është një cikël i përfunduar dhe nuk do të përsëritet”, përfundoi James Rodriguez./Lajmi.net/