James: Do të kthehem edhe më i fortë
Ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka premtuar se do të kthehet edhe më i fortë nga lëndimi që pësoi në ballafaqimin kundër Sevillas.
Sport
James Rodriguez ka premtuar se do të kthehet edhe më i fortë nga lëndimi që pësoi në duel me Sevillan.
Ylli i Real Madridit u dëmtua në ndeshjen e së mërkurës në Santiago Bernabeu kur pësoi frakturë në këmbë.
Pas operacionit ai do të mungojë për rreth dy muaj. Por, James ka një premtim të madh.
“Do të rikuperohem dhe kthehem edhe më i fortë se kurrë më parë”, shkroi reprezentuesi kolumbian në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.