James: Do të doja të qëndrojë te Everton për një kohë të gjatë, trajneri nuk më donte

Mesfushori James Rodriguez është rikthyer të flas për kohën e kaluar te Everton.

Sport

21/02/2022 07:53

Kolumbiani ishte pjesë e skuadrës nga Liverpooli për një sezon, atë nën urdhrat e Carlo Ancelottit, por pasi ky i fundit kaloi te Real Madrid, James u largua në Arabinë Saudite, transmeton lajmi.net.

James tani ka zbuluar se ishte trajneri Rafa Benitez që nuk i besonte, ngase dëshironte ende qëndrimin te Everton.

“Do më pëlqente të isha te Everton për një kohë të gjatë. Është klub spektakulor, tifozët janë të pabesueshëm, por isha me një trajner që nuk më besonte”.

“Doja të isha aty. Fatkeqsisht, trajneri nuk kishte besim tek unë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, James është ende duke u përshtatur në Arabinë Saudite, ku ka nisur të rigjejë formën.

Kujtojmë, që kolumbiani formën më të lartë të karrierës e arriti në sezonin e parë te Real Madrid./Lajmi.net/