“Jam lidh shumë me një fëmijë rom, ka qenë hareja e shtëpisë”

Planqori, duket fshat i zakonshëm, por e shenjtë është vepra e një familjeje në këtë vend. Kjo shtëpi që duket si çerdhe, deri më tani është bërë strehë e 50 fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Shihen vetëm objektet, por e papërshkrueshme është përkujdesja dhe ngrohtësia që gjithë ata fëmijë kanë gjetur nga çifti Dedaj në komunën…

Lajme

24/11/2022 14:12

Planqori, duket fshat i zakonshëm, por e shenjtë është vepra e një familjeje në këtë vend.

Kjo shtëpi që duket si çerdhe, deri më tani është bërë strehë e 50 fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Shihen vetëm objektet, por e papërshkrueshme është përkujdesja dhe ngrohtësia që gjithë ata fëmijë kanë gjetur nga çifti Dedaj në komunën e Gjakovës.

Bora dhe Zefi vendosen që fëmijët e tyre biologjik t’i bëjnë me dhjetëra motra e vëllezër, ndonëse jo nga gjaku, por nga bashkëjetesa, shkruan lajmi.net.

Të lumtur, nganjëherë ndoshta edhe të lodhur, po në fund të ditës hareja dhe lumturia ka mbizotëruar sikur të ishte një familje e vërtetë. Me fytyrë të buzëqeshur dukej se Dedajt po i ktheheshin në kujtesë momentet interesante me njërin prej fëmijëve.

“Kam pasur një fëmijë edhe ai ka qenë romë, atë e dojsha shumë, sot kur ia shoh fotot kënaqna. Ai ka qenë hareja e shtëpisë, ai na mbajke shumë të gëzuar. Shumë gjeste të mira, lëvizje të mira, të keshme të mira edhe problemet që i bëjke i kanë pas hije”. /Lajmi.net/