“Jam duke mbledhur informacione” – Peci refuzonte ta shkarkonte Enis Osmanin para 3 viteve kur u dënua për vjedhje të votave, sot e emëroi nënkryetar të komunës

“…unë jam duke i mbledhur edhe disa informacione të tjera edhe përtej vendimit të gjykatës”, kështu deklaronte sa ishte ministër Faton Peci në janar të vitit 2023,kur këshilltari i tij, Enis Osmani ishte dënuar për vjedhej të votave. Peci që s’i besonte fort vendimit të gjykatës, donte ta hetonte rastin vet dhe refuzonte ta shkarkonte…

Lajme

16/01/2026 10:50

“…unë jam duke i mbledhur edhe disa informacione të tjera edhe përtej vendimit të gjykatës”, kështu deklaronte sa ishte ministër Faton Peci në janar të vitit 2023,kur këshilltari i tij, Enis Osmani ishte dënuar për vjedhej të votave.

Peci që s’i besonte fort vendimit të gjykatës, donte ta hetonte rastin vet dhe refuzonte ta shkarkonte Osmanin, transmeton lajmi.net.

Sipas Pecit atë kohë, Osmani si kryesues ka lejuar që komisionarët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe nuk ka ndërhyrë.

“Njëra prej pretendimeve të tij është që, si kryesues ka lejuar që komisionerët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe ky nuk ka ndërhy. Për mua është shumë e rëndësishme edhe ky element. Jam në proces të mbledhjes së edhe të informacioneve të tjera, në kuptimin se është shumë e rëndësishme a ndërlidhet edhe me ndërhyrjen e tij personale apo me neglizhencën e mos tërheqjes vërejtjes së gjithë anëtarëve të komisionit”, kishte thënë Peci.

Pas vendimit të gjykatës, Osmani kishte dhënë dorëheqje.

“Lidhur me raportimet, nuk ka shkarkim. Unë kam ofruar dorëheqjen e cila do të aprovohet nga ministri deri në fund të muajit. Kam dhënë dorëheqje pas vendimit të gjykatës”, kishte thënë Osmani për “Jepi zë”, me 22 shkurt 2023.

Tash, tre vite pas këtij rasti, Peci ende mban lidhjet e forta me të dënuarin për vjedhje të votave, Enis Osmani.

Peci, si kryetar komune i Mitrovicës së Jugut, sot e emëroi nënkryetar të komunës Enis Osmanin, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjet e forta që ka me një të dënuar për vjedhje votash./lajmi.net/