Jakup Krasniqi takohet me të rinjtë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe Kryetarin e Nismës Rinore për Kosovën Kreshnik Cukaj, kanë pritur sot në takim një grup të studentëve.

Lajme

27/03/2014 17:17

Të rinjtë me vetë iniciativë kanë shprehur interesimin të njihen nga afër me punën dhe planet e Nismës për Kosovë.

Jakup Krasniqi i falënderoj të rinjtë për interesimin dhe tha se Nisma është e hapur për çdo njeri të vullnetit të mirë.

“Nisma për Kosovën është e hapur për çdo njeri të vullnetit të mire, që së bashku ta jetësojmë një vizion të shëndoshë për Kosovën”.

Studentët e pranishëm shprehën dëshirën e tyre për t’ju bashkuar Nismës, duke thënë se kj është rruga e vetme drejt suksesit dhe arritjes së qëllimeve të mira të rinisë së këtij vendi.