Jakup Krasniqi niset drejt Kosovës, arsyeja lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes

Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ardhja e Krasniqit në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë. Kjo pritet të jetë hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë…

Lajme

18/11/2026 10:58

Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ardhja e Krasniqit në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë.

Kjo pritet të jetë hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.

Herën e parë, ai kishte qëndruar në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.

Jakup Krasniqi ndodhet në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.