Jahti që u shpall më i miri në botë, kushton 20 milionë dollarë

Ford Lauderdale International Boat Show e ka ngritur vetën, si shfaqja më e rëndësishme në botë, me lundra që ndodhen në ujë, teksa këtë vit ka shënuar 60 vjetorin e themelimit.

Fun

11/11/2019 18:58

Me karakteristikat e fuqishme që ka ky aktivitet, nuk është e habitshme, që në të janë dërguar super-jahtet më të mira, nga kantinat më të specializuara në mbarë botën, që u ankoruan në fillim të nëntorit në brigjet e Floridës së Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Derisa ishin më se 100 mijë lundra të ndryshme, jahti që la mbresa më së shumti ishte Majesty 140.

Ky jaht me rreth 42 metra, që ka tri kuverta, është prodhuar nga Gulf Craft në Dubai, ndërsa u vlerësua nga NBC Sport si më i miri nga të gjithë, është shitur në ditën përmbyllëse për 20 milionë dollarë.

Të dhëna shtesë rreth këtij jahti, si dhe imazheve që e tregojnë nga afër, mund t’i shihni më poshtë.

I ndërtuar në Dubai nga Gulf Craft, Majesta 140 ishte super-jahti që u vlerësua si më i miri në shfaqjen Fort Lauderdale International Boat Show, të zhvilluar në fillim të nëntorit.