Jahjaga për vdekjen e Kadaresë: Kandil i çmuar i letërsisë shqiptare, do të ndriçoj edhe në botën e amshueshme

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka thënë se ai ka qenë një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare, i cili nga sot po vazhdon të ndriçoj dhe në botën e amshueshme. “Përjetësisht mirënjohës për…

Lajme

01/07/2024 09:47

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka thënë se ai ka qenë një kandil i çmuar i letërsisë mbarë shqiptare, i cili nga sot po vazhdon të ndriçoj dhe në botën e amshueshme.

“Përjetësisht mirënjohës për të gjitha vlerat që i dhatë letërsisë sonë. I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh!”, ka shkruar Jahjaga.
Kadare ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit në moshën 88 vjeçare duke lënë pas vetes kryevepra të letërsisë shqiptare.
Postimi i plotë: