Lajçak pas takimit me Bislimin e Petkoviqin: Ramë dakord për një sërë hapash vijues
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pas më shumë se 7 orë kanë përfunduar takimet e sotme të dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh. Ai ka thënë se kanë diskutuar një mori çështjesh dhe kanë rënë dakord për një sërë hapash vijues. “Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë…

Lajme
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pas më shumë se 7 orë kanë përfunduar takimet e sotme të dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh.
Ai ka thënë se kanë diskutuar një mori çështjesh dhe kanë rënë dakord për një sërë hapash vijues.
“Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve. Me Besnik Bislmin dhe Petar Petkoviqin ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në “X’.
Postimi i plotë:
Just finished more than seven hours of meetings on the level of Chief negotiators. With DPM @BislimiBesnik and Director @PetkovicPetar we discussed a wide range of issues and agreed on a number of follow-up steps. pic.twitter.com/h2hMwgmrmo
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 2, 2024