Jahjaga e vlerëson të papranueshëm aktin e djegies së flamurit maqedonas

Presidentja e Kosovës e ka dënuar aktin e djegies së flamurit të Maqedonisë para ambasadës në Prishtinë, dhe ka kërkuar që autorët e këtij akti të nxirren para organeve të drejtësisë.

Lajme

08/07/2014 23:43

Në njoftimin për media. Jahjaga e quan këtë veprim të papranueshëm dhe kërkon që organet e rendit të bnxjerrin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.

“Presidentja  Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm”.

“Presidentja Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara, që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike”.

“Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca.