Jacobson u bën thirrje PDK-së e LDK-së për përfshirje gjinore në qeveri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Tracey Ann Jacobson, ka kërkuar nga grupet punuese të PDK-së dhe LDK-së, të punojnë për formiminin e një qeverie, ku do të përfshihej çdo grup i shoqërisë në vend.

Lajme

21/11/2014 13:17

Jacobson përmes një postimi në Tëitter ka thënë se diverziteti në qeveri, paraqet forcë më të madhe.

“Shpresoj që të angazhuarit në grupet punuese të LDK-së dhe PDK-së të kenë parasysh vlerën gjinore gjatë krijimit të qeverisë së re. Diversiteti = Fuqi”, thuhet në postimin e ambasadores Jacobson.