“Ja u…” – Arrestohet militanti i VV-së, i trimëruar kërcënoj gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lajmëruar se V.H është arrestuar për kanosje ndaj gazetarëve të mediumit Klan Kosova. V.H në rrjetet sociale njihet si militant i Lëvizjes Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net. Ai në koment ofendoj dhe e shkroj: “Klan Kosova nali ata langojt e tu me keto epitete se Familjen ja u q** komplet stafit…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lajmëruar se V.H është arrestuar për kanosje ndaj gazetarëve të mediumit Klan Kosova.
V.H në rrjetet sociale njihet si militant i Lëvizjes Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.
Ai në koment ofendoj dhe e shkroj: “Klan Kosova nali ata langojt e tu me keto epitete se Familjen ja u q** komplet stafit prej rojtarit deri te shkelqimi atje”.
Njoftimi i plotë nga AGK:
Arrestohet një person që kanosi Klan Kosovën dhe gazetarët e televizionit
Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person që ka bërë një seri kërcënimesh online kundër televizionit Klan Kosova, dhe punonjësve të këtij televizioni.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për çka se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kanosje” në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në fazën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete hetimore së bashku me institucionet e tjera relevante”, thuhet në një komunikim të Policisë së Kosovës.
AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet e rënda dhe të papranueshme që individi V.H ka bërë kundër televizionit, dhe mirëpret reagimin shumë të shpejtë të Policisë së Kosovës, me besimin që rasti do të trajtohet me prioritet.
AGK-ja dënon secilën formë kërcënimi e intimidimi ndaj gazetarëve, që është goditje për lirinë e medias në vend./lajmi.net/