Ja si tallet gazeta holandeze me fasadën e re të Qeverisë së Maqedonisë

Një gazetë holandeze ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë për fasadën e re të stilit barok. Gazeta “De Folkskrant”, në edicionin e datës 2 janar, i ka kushtuar një artikull fasadës së re të Qeverisë së Shkupit. 

Lajme

07/01/2015 16:58

Artikulli nis me tone ironike: “për të parë Shtëpinë e Bardhë nuk keni nevojë të shkoni përtej oqeanit, mjafton të udhëtoni drejt Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Por ndryshe nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, ajo e Maqedonisë ka fasadë prej gipsi”.

Gazeta u kujton lexuesve se pamja e Qeverisë është thjesht një fasadë, pas së cilës shfaqet pamja e një objekti modernist, ndërtuar në vitet e 70-ta, me shumë çelik dhe qelq.

“Pamja e re e Qeverisë përputhet me planin e pushtetit konservativ që kryeqytetit t’i japë stil klasik”, shkruan gazeta. /zhurnal.mk/