Ja si shkatërrohet një ishull i bukur nga ndërtimet pa leje (Foto)
Të gjithë e dimë se sa e vështirë është që t’i japësh zgjidhje problemit të ndërtimeve pa leje.
Fun
Sipas Spiegel, ky është një fenomen shumë i përhapur në Italinë e Jugut, veçanërisht në ishullin e bukur të Siçilisë.
Aty përllogaritet se janë minimumi 770 mijë ndërtime të tilla.
Mafia, politikanët lokalë, banorët e zonës dhe spekulantët kanë ndërtuar këto godina që po shëmtojnë ishullin.
Spiegel shkruan se betoni i shëmtuar megjithatë sjell paranë e bukur.
Nga viti 2009 janë ndërtuar edhe 22 mijë godina të tjera të paligjshme.
Tashmë mund të legalizohen sipas një propozimi që ka ndezur ashpër debatin në vend.
Qeveria ka nisur të prishë disa ndërtime, por a mund të shkatërrohen qindra e mijëra syresh?
Presioni nga mediat dhe shoqëria civile është shumë i madh, por të paktën tre herë, qeveritë në Romë kanë miratuar legalizimin e këtyre ndërtimeve. /Lajmi.net/