Ja si pritet ta mposht Ronaldo Messin në këtë sezon

Cristiano Ronaldo pritet që në këtë sezon të fitojë garën me Messin sa i përket çmimit mjaft prestigjoz, Këpucën e Artë.

Sport

17/05/2015 11:18

Objektivat e Cristiano Ronaldos tashmë kanë ndryshuar, pasi ai më nuk po lufton për tituj me Realin, por për çmime individuale.

Ronaldo dëshiron që të paktën këtë edicion t’i rrëmbej dicka Leo Messit, i cili është shumë pranë triumfit në tri gara.

Portugezi synon që të fitoj garën me Messin për golashënuesin më të mirë në La Liga dhe të fitojë këpucën e Artë në Evropë.

Ronaldo tashmë ka 42 gola në La Liga, ndërsa Messi 40 kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit.

Ronaldo me Realin në dy ndeshjet e fundit luan kundër Espanyolit në udhëtim dhe Getafes në Bernabeu, ndërsa Messi me Barcelonën i shkojnë Atletico Madridit dhe presin Deportivo La Corunan në Camp Nou.