Ja si po reagojnë myslimanët nga e gjithë bota për sulmet në Paris, të kryera në emër të Islamit

Myslimanë nga e gjithë bota kanë përhapur një trend në rrjete sociale, për t’i dënuar sulmet në Paris, në mënyrë që të tregojnë solidaritet me Francën dhe se Islami është religjion i paqes.

Fun

15/11/2015 13:54

Myslimanë nga e gjithë bota po postojnë shkrime në Twitter nën hashtagun “Myslimanët nuk janë terroristë” për të treguar mbështetjen e tyre për parisienët, dhe për të treguar se terroristët nuk janë pjesë e Islamit pas sulmeve të kryera në Paris të premten mbrëma.
Gjithashtu, njerëz nga e gjithë bota, të të gjitha feve, po tregojnë solidaritet në rrjetet sociale me Francën, transmeton lajmi.net.

Myslimanët në veçanti kanë përdorur rrjetet sociale për të treguar se nuk dëshirojnë të “futen me një thes” me aktet e tilla të dhunës dhe të terroristëve që i kryejnë ato në emrin e Islamit.

Hashtagët #NotInMyName dhe #IAmAMuslim janë duke u përdorur për të treguar se Islami nuk ka të bëjë me dhunë dhe vrasje.