Ja si janë dukur spitalet e Parisit pas sulmeve terroriste (Foto)
Sulmet terroriste në Paris, që lanë të vdekur 132 njerëz dhe më shumë se 350 të plagosur, vazhdon të jetë tema kryesore pothuajse në të gjitha mediat e botës. Derisa policia dhe forcat speciale janë në kërkim të terroristëve që kanë kryer masakrën, në media janë shfaqur fotografitë e spitaleve në Paris, ku janë pranuar personat e lënduar.
Bota
Një prej tyre është edhe fotografia e spitalit Shën Louis në Paris, ku pas sulmit janë pranuar të plagosurit për trajtim. Kjo fotografi tregon qartë sulmet e tmerrshme në Francë, transmeton lajmi.net.
Duke e përshkruar situatën që ka mbizotëruar në spitalet në qytetin e dritave, doktor Philip Zuvin Georges Pompidou, ka deklaruar e gjithë kjo ngjarje i ka lënë një përshtypje të veçantë.
“Nuk është si nëpër filma kur një numër i madh i njerëzve sillen në spital pas sulmeve të cilët bërtasin. Parisienët e plagosur janë sjellë me autoambulanca dhe gjatë tërë kohës ka mbizotëruar qetësia absolute, edhe përkundër faktit që kanë qenë të plagosur nëpër këmbë, duar dhe gjoks. Të gjithë kanë qenë në shok”, ka shtuar doktori. (lajmi.net)