Ja si i kërkoi një djalë një vajze për të dalë në takim me të (Foto)

Postimi origjinal i vajzës në Twitter ka marrë më shumë se 30,000 rt.

Fun

20/11/2015 19:12

Një studente nga Universiteti i Southampton-it, Naomi Lucking, vendosi që t’i shpërndajë në Twitter fotografitë e një shënimi që një djalë ia la asaj përderisa ajo ishte duke mësuar në librari.

Shënimi i tij nuk ishte vetëm me fjalë, ai u përkujdes që letrën ta shndërronte në një celular të mençur, duke e vizatuar ballinën e letrës me “1 mesazh i ri në WhatsApp” dhe “shpalose që ta hapësh”.

Në shënim, ai i kishte shkruar: “Mos pengo, jam duke mësuar… dhe duke pirë kafe :). Më vjen keq që të pengoj, por me të vërtetë kam nevojë të të pyes… a do të dëshiroje të dilje për kafe me mua ndonjë ditë?” – duke e vizatuar komplet atë se si duket një bisedë në WhatsApp, shkruan lajmi.net.

Më pas, ai kishte shkruar edhe disa përgjigje, që mendonte se ajo do t’i thoshte: ”Sigurisht! Pse jo? Jeta është e shkurtër :P” dhe “Jo faleminderit! E kam një të dashur 2 metra të gjatë 🙂”.

Postimi në Twitter mahniti përdoruesit e mediave sociale aq shumë, sa që është shpërndarë më shumë se 30,000 herë për vetëm dy ditë – me plot njerëz të cilët e kanë lavdëruar kreativitetin e djaloshit. (lajmi.net)