Ja si do të duket Kuvendi pas certifikimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Me 9 vota për dhe 2 kundër, janë certifikuar këto rezultate. E para nga këto zgjedhje, ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%. E dyta është PDK me 20.9%, pastaj LDK me 18.27% dhe AAK me 7.06%. Në faqen…

Lajme

27/03/2025 18:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti.

Me 9 vota për dhe 2 kundër, janë certifikuar këto rezultate.

E para nga këto zgjedhje, ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%.

E dyta është PDK me 20.9%, pastaj LDK me 18.27% dhe AAK me 7.06%.

Në faqen e KQZ-së është publikuar edhe fotografia se si do të duken ulëset e Kuvendit.

VV-ja do të ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 7./Lajmi.net/